Lamallari nga Elbasani: Policia ndërhyri vetëm pas dhunës, autorët do përballen me ligjin
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj komentoi nga Elbasani incidentet e regjistruara gjatë protestës së një dite më parë para Parlamentit.
Lamallari theksoi se protesta është një e drejtë e garantuar, por shtoi se aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe gazetarëve nuk mund të justifikohen.
“Ka dy momente që dua të veçoj bazuar në fakte. Dhuna në bulevard nisi me dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Protesta është e ligjshme, por nuk mund të goditen punonjësit e policisë e as gazetarët. Kemi kërkesë nga Unioni i Gazetarëve për të mbrojtur gazetarët në ushtrimin e detyrës.
Një grusht personash që dëmtojnë pasurinë publike dhe dhunojnë çdo gjë nuk janë protestues por vandalë”, tha Lamallari.
Sipas Lamallarit, Policia e Shtetit ka ndërhyrë vetëm pasi ndaj efektivëve është ushtruar dhunë, duke vlerësuar se veprimet e saj kanë qenë në përputhje me ligjin.
“Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer. Një grusht personash vandalë nuk përfaqësojnë protestuesit dhe do të marrin përgjigjen që parashikon ligji”, përfundoi ai.
Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës
Gjyqi me Ols Dadon, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 13:06 Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
- 12:59 PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës
- 12:58 Gjyqi me Ols Dadon, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 12:51 Kuba thotë se nuk ka frikë nga një konflikt i mundshëm me SHBA-në
- 12:46 Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosje shtesë që lidhen me Epstein
- 12:37 Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua