Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, tha se udhëheqësit më të lartë politikë të vendit baltik kishin rënë dakord që një ndalim kushtetues për vendosjen e armëve bërthamore në vend duhet të hiqet.
Nauseda tha se neni 137 i kushtetutës së Lituanisë, i cili ndalon në mënyrë të qartë vendosjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe krijimin e bazave ushtarake të huaja në territorin lituanez, ishte bërë “i vjetëruar” dhe “i papërdorshëm”, sipas një raporti nga transmetuesi shtetëror LRT.
“Situata gjeopolitike po përkeqësohet. Kushtetuta jonë u shkrua kur rrethanat gjeopolitike ishin krejtësisht të ndryshme”, tha Nauseda.
Vendi baltik pret një grup beteje shumëkombëshe të NATO-s me një prani të përhershme prej deri në 5,000 ushtarësh gjermanë.
Por Lituania është gjithashtu e rrethuar nga një arsenal i aftë për armë bërthamore i vendosur në enklavën ruse të Kaliningradit dhe Bjellorusinë, aleatin më të fortë të Moskës.
Tani që udhëheqësit e partive politike të Lituanisë kanë rënë dakord në parim për të ndryshuar kushtetutën e vendit, pyetja është nëse duhet bërë ndryshimi nëpërmjet një votimi parlamentar, siç bëri Finlanda, apo duhet të mbahet një referendum.
Finlanda votoi së fundmi për të hequr ndalimin e saj të gjatë të armëve bërthamore, duke i lejuar vendit të marrë, transportojë dhe lehtësojë lëvizjen e armëve bërthamore në territorin e saj si pjesë e mbrojtjes aleate. Masa e re hyri në fuqi të mërkurën.
Finlanda njoftoi planet për të bashkëpunuar me firmën amerikane të mbrojtjes Lockheed Martin për të ndërtuar qendrën e parë të mirëmbajtjes në Evropë për sistemet e raketave me lëshim të shumëfishtë (MLRS) në Tampere.
Lajmi shkaktoi zemërim dhe kërcënime në Rusi, me nënkryetarin e parë të Komitetit të Mbrojtjes të Dumës Shtetërore Ruse, Aleksey Zhuravlyov, i cili akuzoi Finlandën se po bëhet “një Ukrainë e dytë” dhe kërcënoi hapur se Moska ka fuqinë ushtarake për të shkatërruar gjysmën e vendit.
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan
Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)
Kuba thotë se nuk ka frikë nga një konflikt i mundshëm me SHBA-në
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:50 Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan
- 13:46 Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)
- 13:25 Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 13:17 Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative
- 13:16 Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri