Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim

3 Korrik 2026 | 12:05

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, kanë kryer kontrolle në të gjithë territorin e bashkisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në territorin e fshatit Vlahen, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me djegie.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan si autorë të dyshuar, shtetasit Rr. U ., 70 vjeç dhe B. U., 34 vjeç (babë dhe bir), banues në fshatin Vlahën, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i 70-vjeçarit, shtetasi A. U., 44 vjeç.

Sekuestrohen municion luftarak dhe 5 m fitil zjarrpërcjellës, që u gjetën në banesën e tyre. Procedohet gjithashtu penalisht kryeplaku i fshatit Vlahën, për shpërdorim detyre.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Kukës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtrisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim

Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat e një vjedhjeje me armë zjarri ndaj dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, ngjarje e ndodhur rreth tre javë më parë...
13:58 | 03/07/2026

Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, morën pjesë këtë të premte në ceremoninë e hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Gjatë fjalës...
13:25 | 03/07/2026

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi lajmëroi të premten hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Nufi, e cilësoi krijimin e kësaj shkolle...
13:06 | 03/07/2026