Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

3 Korrik 2026 | 13:25

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, morën pjesë këtë të premte në ceremoninë e hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vuri në dukje interesin e lartë të të rinjve për t’u bërë pjesë e forcave ajrore, duke shtuar se ky institucion i ri do të jetë i hapur edhe për stërvitjen e certifikimin e pilotëve të vendeve aleate të NATO-s në rajon.

Rama njoftoi se Shqipëria po rrit kapacitetet e saj për përballimin e emergjencave civile dhe sezonit të zjarreve, ku së shpejti pritet të mbërrijnë helikopterë të tjerë “Black Hawk” nga SHBA.

“E kemi nisur këtë përpjekje me një vështirësi të jashtëzakonshme për të afruar të rinjtë, por sot është gjithnjë e më e vështirë të zgjedhësh mes shumë kandidaturave që vijnë. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish.

Ministri jonë do kërkojë nga homologu i Kosovës nëse ka interes për të stërvitur pilotët e Kosovës. E njëjta gjë edhe për dy vendet e tjera fqinje, anëtare të NATO-s.

Jemi gati edhe për të përballuar sfidën e përvitshme ku beteja me zjarrin është e pashmangshme. Po punohet për t’i shtuar kapacitetet për sezonin. Një numër tjetër “Black Hawk” nga SHBA do t’i shtohet këtyre forcave. Ky është njëri hap. Hap tjetër është shkolla kombëtare e forcave speciale. Do të mirëpresë kadetë nga vendet aleate. Të dyja këto pole të reja të edukimit dhe transformimit të kthehen në pole ekselence. Dua t’i uroj sukses forcës ajrore. I siguroj forcat detare se buzëqeshja e tyre do shtrihen më tutje, me ndërtimin e anijeve në Pashaliman. Do hapim dyert e një tjetër investimi të përbashkët me KAYO për dronet që do të ndërtohen dhe do eksportohen nga Republika e Shqipërisë, pasi të kemi plotësuar nevojat e FA”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e kësaj të premteje qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të...
15:44 | 03/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika

Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së...
15:06 | 03/07/2026

Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës

Një call center është zbuluar nga policia në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Lidhur me këtë operacion janë arrestuar 4 persona....
14:03 | 03/07/2026