Task-forca zbret në plazhet e Pogradecit, kontrolle për zaptimin e bregliqenit

3 Korrik 2026 | 16:26

Një task-forcë e përbashkët, e përbërë nga përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Bashkisë Pogradec dhe Policisë së Shtetit, zhvilloi këtë të premte një inspektim përgjatë vijës bregliqenore të Pogradecit për të monitoruar zbatimin e lejeve të stacioneve të plazhit, si edhe respektimin e sipërfaqeve të përcaktuara si plazhe publike.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Shpëtim Çiku, deklaroi se gjatë kontrolleve nuk janë konstatuar problematika apo shkelje, ndërsa bëri të ditur se inspektimet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik për të parandaluar zënien e paligjshme të plazheve dhe mosrespektimin e kushteve të lejeve të miratuara.

Këtë sezon, mbi 60% e sipërfaqes bregliqenore është në funksion të plazheve publike, ndërsa rreth 40% është e destinuar për stacionet private të plazhit. Gjithashtu, nuk do të mungojnë kontrollet çdo javë për të garantuar respektimin e ndarjes së sipërfaqeve dhe për të shmangur çdo abuzim nga operatorët turistikë.

Përveç verifikimit të stacioneve të plazhit, gjatë inspektimit u kontrollua edhe zbatimi i masave të sigurisë, përfshirë praninë e vrojtuesve të plazhit, vendosjen e sinjalistikës detare, bovave për kufizimin e mjeteve lundruese, si edhe shënimin e zonave të thellësisë, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit veror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Qyteti i Gjirokastrës, për dy ditë me radhë, është shndërruar në një qendër akademike ndërkombëtare për shkencën, inovacionin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e...
17:47 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës. A. Gjilaj, 29 vjeçe, ka humbur jetën në det, teksa...
17:04 | 03/07/2026