Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Kuvendit për të mos miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe tjetri për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Ankimi është firmosur nga 46 deputetë të opozitës, të cilët argumentojnë se Kuvendi ka cenuar parimet kushtetuese duke refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore, të cilat i konsiderojnë si një nga mekanizmat kryesorë parlamentarë për garantimin e transparencës dhe llogaridhënies.
Sipas kërkesës së depozituar në Gjykatën Kushtetuese, vendimi i Kuvendit përbën shkelje të të drejtave kushtetuese të pakicës parlamentare dhe pengon ushtrimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj institucioneve dhe përdorimit të fondeve publike.
Me këtë hap, opozita synon që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimmarrjes së Kuvendit dhe të shprehet mbi detyrimin për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative
Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri
- 19:10 Presidenti i Kolumbisë bisedë telefonike me Trump, në fokus përpjekjet kundër drogës dhe sanksionet
- 18:59 Shpërthim i ri i norovirusit në Alaskë, 100 pasagjerë të një anijeje shfaqin simptoma
- 18:57 Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)
- 18:51 Marrëveshja SHBA-Iran, më shumë se 640,000 libanezë të zhvendosur u kthyen në shtëpi
- 18:41 Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!