Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri

3 Korrik 2026 | 17:39

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilët kanë përmendur Rusinë si një nga aktorët që, sipas tyre, mund të ketë ndikim në protestat e zhvilluara në vend.

Në një deklaratë zyrtare, Ambasada Ruse i cilëson këto pretendime si “krejtësisht të pabaza”, duke shprehur habinë për deklaratat e zyrtarëve shqiptarë dhe për publikimet e disa mediave që, sipas saj, kanë përsëritur të njëjtin narrativ.

Sipas Ambasadës, Rusia ndjek në mënyrë rigoroze parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, duke respektuar zgjedhjet e popujve dhe duke bashkëpunuar me qeveritë e zgjedhura në mënyrë legjitime.

“Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve”, thuhet në deklaratë.

Më tej, Ambasada shprehet se nuk është hera e parë që politikanë shqiptarë, sipas saj, përpiqen t’i atribuojnë Rusisë një “ndikim dashakeq” në zhvillimet e brendshme politike të Shqipërisë.

“Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit ‘ndikim dashakeq’ të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe për t’u përmbajtur nga kërkimi i armiqve aty ku ata nuk ekzistojnë”, përfundon reagimi i Ambasadës Ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës. A. Gjilaj, 29 vjeçe, ka humbur jetën në det, teksa...
17:04 | 03/07/2026