Digjet një tjetër mjet në Vlorë, shoferi del në kohë nga makina. Zjarrfikësja vendos nën kontroll flakët (VIDEO)
4 Korrik 2026 |
08:01
Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes pas incidentit të regjistruar pranë Jonufrës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” u përfshi nga flakët gjatë lëvizjes në rrugën që të çon drejt Kaninës, pranë vendit të njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.
Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, ndërsa automjeti është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll zjarrin.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit pritet të zbardhen nga grupi hetimor.
Lajme të Sugjeruara
Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Ambasada ka shpërndarë edhe...
Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve
Zjarri i rënë prej mbrëmjes së të premtes në Malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, vijon të jetë aktiv, por me intensitet më të ulët....
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite
Presidenti Bajram Begaj këtë të shtunë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhe ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e...
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale
- 10:06 Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
- 09:51 Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
- 09:46 Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij
- 09:30 Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve
- 09:29 Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona