Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përcjellë një mesazh me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku vlerësoi rëndësinë historike të Deklaratës së Pavarësisë dhe bëri thirrje për mbrojtjen e demokracisë.
Në mesazhin e tij, Obama thekson se ideja e vetëqeverisjes ishte një hap radikal në vitin 1776, duke kujtuar se nga Revolucioni Amerikan lindi Deklarata e Pavarësisë, e cila shpalli se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe gëzojnë të drejta të patjetërsueshme.
Ai pranon se themeluesit e Shteteve të Bashkuara nuk e përmbushën plotësisht premtimin e Deklaratës, pasi skllavëria mbeti në fuqi dhe e drejta e votës ishte e kufizuar vetëm për burrat e bardhë pronarë. Megjithatë, sipas Obamës, Kushtetuta dhe Karta e të Drejtave krijuan një kornizë që u ka dhënë mundësi brezave të mëvonshëm ta bëjnë vendin “gjithnjë e më të përsosur”.
Obama nënvizon se për më shumë se dy shekuj, përmes protestave, peticioneve, grevave dhe angazhimit qytetar, amerikanët kanë zgjeruar kuptimin e shprehjes “Ne, populli”, duke përfshirë gjithnjë e më shumë qytetarë në të drejtat dhe liritë demokratike.
Në përfundim të mesazhit, ish-presidenti amerikan thekson se puna për demokracinë nuk ka përfunduar.
“Tani nuk mund të bëhemi të vetëkënaqur. Kemi ende shumë punë për të bërë për të mbrojtur demokracinë tonë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë”, shprehet Obama.
Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
- 17:04 Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit
- 17:02 Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)
- 16:54 Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
- 16:49 NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe