Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre afatgjatë. Ky është përfundimi i një rishikimi të ri shkencor të kryer nga studiues të katër universiteteve britanike.
Sipas ekspertëve, ekspozimi ndaj ekraneve në vitet e para të jetës lidhet me pasoja në shëndetin dhe cilësinë e jetës së fëmijëve. Ata theksojnë se përdorimi i pajisjeve digjitale kufizon ndërveprimin me prindërit, redukton mundësitë për lojë dhe socializim me fëmijë të tjerë, si edhe mund të shkaktojë vonesa në zhvillimin e gjuhës dhe mbistimulim.
Studiuesit vënë në dukje se shumë prindër i përdorin ekranet si një mënyrë për të qetësuar fëmijët, por paralajmërojnë se kjo praktikë mund të krijojë zakone të pashëndetshme që në vitet e para të jetës.
Sipas tyre, përdorimi i ekraneve nga fëmijët nën dy vjeç është kthyer në një shqetësim global që nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur. Ata theksojnë se kjo periudhë është vendimtare për zhvillimin fizik, njohës dhe emocional të fëmijës, ndërsa mungesa e udhëzimeve të qarta bën që shumë prindër, shpesh pa vetëdije, të nxisin një varësi të hershme ndaj teknologjisë.
Ekspertët rekomandojnë që fëmijët nën moshën dy vjeç të mos kalojnë kohë të rregullt para ekraneve dhe kërkojnë rishikimin e udhëzimeve aktuale që e lejojnë këtë praktikë.
Sipas studimit, përdorimi i pajisjeve elektronike është bërë pothuajse universal deri në këtë moshë, ndërsa një nga arsyet kryesore mbetet mungesa e kohës së prindërve.
Studiuesit u bëjnë thirrje edhe kompanive të teknologjisë të marrin më shumë përgjegjësi për mënyrën se si promovojnë përmbajtjet për fëmijët e vegjël, duke theksuar se vitet e para të jetës janë vendimtare për zhvillimin e trurit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e çdo fëmije.
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 18:37 Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus