21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës

5 Korrik 2026 | 09:29

Të 21 personat e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit do të dalin këtë të diel para Gjykatës së Shkallës së Parë, ku pritet të njihen me masat e sigurisë.

Ndërkohë, dhjetëra protestues janë mbledhur para godinës së gjykatës në mbështetje të të arrestuarve, ndërsa pritet zhvillimi i një proteste gjatë seancave gjyqësore.

Arrestimet e kryera pas protestës së para Parlamentit shkaktuan tensione edhe mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

Pas përfundimit të marshimit, një grup protestuesish u përplas me forcat e policisë pranë Komisariatit nr. 3, në rrugën “Mine Peza”, ku mbaheshin të ndaluarit. Situata u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit kërkuan lirimin e të arrestuarve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ për buxhetin e vitit 2026, i cili parashikon një paketë masash...
10:15 | 05/07/2026

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për ndërtime në zonën e Porto Palermos, duke i cilësuar ato si dezinformata që, sipas tij, po përhapen...
09:44 | 05/07/2026

Aksident në aksin Tepelenë–Krahës, plagosen shoferi i taksisë dhe tre pasagjerë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tepelenë–Krahës, në vendin e njohur si “Mogila”, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas...
09:03 | 05/07/2026