Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrit masiv që përfshiu fshatin Drizë dhe zona përreth, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar banesat e dhjetëra familjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N. J., banues në Drizë. Hetimet paraprake kanë zbuluar se më 5 korrik 2026, ai ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, me qëllim djegien e disa barishteve. Por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë.
Si pasojë e rrezikut të krijuar, policia ka evakuuar 12 familje, banesat e të cilave janë kërcënuar nga përhapja e flakëve.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan forcat e Policisë, shërbimet zjarrfikëse, grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterë të Forcave të Armatosura. Falë ndërhyrjes së menjëhershme, zjarri u vendos nën kontroll dhe u shua pa shkaktuar humbje në jetë.
Policia e Fierit apelon për kujdes maksimal nga qytetarët dhe thekson se çdo veprim që mund të çojë në zjarrvënie do të përballet me ligjin. Gjithashtu, qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.
Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
- 11:55 Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
- 11:37 U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
- 11:30 ‘Karta Trump’, reagime dhe meme virale ndaj anulimit të diskutueshëm të kartonit të kuq të Balogun nga FIFA
- 11:14 Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 11:06 Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha