Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit

6 Korrik 2026 | 10:59

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me parashikimin e motit të ditët në vijim. Ajo theksoi se temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik.

Sipas saj të hënën pritet një maksimum prej 33°C, ndërsa e marta dhe e mërkura do të sjellin një rritje të lehtë në rreth 34°C.

Ajo theksoi se gjatë këtyre tre ditëve në zonat malore si Bajram Curri, Puka, Bulqiza, Peshkopia, Librazhdi, Elbasani, qarku i Korçës do të ketë rrebeshe shiu.

Duke filluar nga dita e enjte, Porja theksoi se masat e nxehta afrikane do të rikthehen në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Kjo valë e të nxehtit ekstrem parashikohet të zgjasë të paktën 5 deri në 6 ditë.

Ndër të tjera ajo tha se gjatë fundjavës, temperaturat do të rriten dita-ditës dhe mund të arrijnë në 39°C apo 40°C. Sipas saj nga data 9 korrik e në vijim priten vlerat më të larta të këtij muaji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën

Gjykata e Vlorës këtë të hënë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnikën, i cili u arrestua 3 ditë më parë...
11:37 | 06/07/2026

Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-zv.kryeministri Gazmend Oketa po dëshmon këtë të hënë në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Oketa...
11:14 | 06/07/2026

Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner këtë të hënë në një deklaratë për mediat është pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi lidhur...
10:42 | 06/07/2026