Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi. Ky samit i rëndësishëm do të mbahet në Pallatin Presidencial të presidentit Erdogan ku do të marrin pjesë 32 krerë shtetesh, ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes.
Ai theksoi se në terren janë angazhuar rreth 70,000 forca sigurie. Lidhur me masat mësohet se gjysma e rrugëve të kryeqytetit do të bllokohen për publikun për t’u dedikuar vetëm delegacioneve ndërsa janë ndaluar të gjitha tubimet publike deri në përfundim të samitit. Rexha shton se ka pasur gjithashtu qindra arrestime ditët e fundit të dyshuarve për lidhje me ISIS apo grupe ekstremiste.
Gazetari theksoi se presidenti Trump pritet të mbërrijë sot në një pistë të veçantë në aeroport teksa shtoi sipas Trump ai ka pranuar të shkojë “për hatër të Erdoganit”. Ai shtoi se ndryshe nga Samiti i Uashingtonit ku mori pjesë presidentja Vjosa Osmani, Kosova mungon plotësisht në këtë samit në Ankara.
“Ka gjashtë muaj që Turqia dhe kryeqyteti Ankara në fakt ka bërë përpjekje për t’u shndërruar në një qytet me pamje tjetër për ta mirëpritur këtë samit të rëndësishëm të NATO-s. Masa të jashtëzakonshme të sigurisë që nga aeroporti ku janë vendosur jashtë flamujt e të 32 shteteve anëtare të NATO-s, flamuri i Shqipërisë afër Turqisë e kam parë në aeroport, pavarësisht faktit që në alfabet nuk janë afër.
Do të jenë 70,000 policë dhe xhandarmëri gjithashtu që do të jenë kudo në rrugët e Ankarasë për të siguruar këtë samit, me Presidentin Trump që pritet të mbërrijë sot gjatë ditës. Ka një aeroport të veçantë, një pistë të veçantë që do t’i mirëpresë të gjitha delegacionet e 32 shteteve anëtare dhe të atyre që janë të ftuar specialë nga shteti, Japonia apo Korea e Jugut.
Shumë rrugë, gjysma e rrugëve do të mbyllen në Ankara për publikun dhe do të ketë vonesa të shumta, pasi që do të ketë një rrugë të tërë e cila do t’u dedikohet vetëm delegacioneve që vijnë në këtë samit, që mirëpritet pra, organizohet nga Presidenti Erdogan. Vendi ku do të mbahet samiti është pallati presidencial i Presidentit Erdogan këtu në Ankara dhe natyrisht diskutime të rëndësishme për të ardhmen e NATO-s.
Presidenti Trump do të vijë, ka thënë ‘për hatër të Erdoganit’, pasi që nuk i ka punët mirë me shtetet e tjera anëtare të NATO-s, sidomos pas asaj që ka ndodhur në Iran. Por bilborda kudo në Ankara… Pra ky qytet në ditët e ardhshme gjithçka do të jetojë rreth këtij samite”, tha ai ndër të tjera.
3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 14:00 3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
- 13:50 Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
- 13:43 Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny
- 13:20 Pallati i Buckinghamit mohon se Princi Harry do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës në Britani
- 13:11 “U përpoqa,” Neymar pas humbjes ndaj Norvegjisë njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës