3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

6 Korrik 2026 | 14:00

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme tre anëtarëve të KLP-së u përfundojnë mandatet më 18 dhjetor 2026.

“Bazuar në nenin 107 të ligjit 115/2016, thirrja u hap pasi në 18 dhjetor 2026, përfundon mandati për tre anëtarë të KLP-së, nga të cilët një i zgjedhur nga rradhët e prokurorëve të shkallës së parë, një anëtar nga prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe një anëtar nga prokurorët në Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet me dije se brenda datës 21 korrik, prokurorët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën me shkrim drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm i cili thërret më pas Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve të të gjithë niveleve për zgjedhjen e kandidatëve.

“Ftohen prokurorët nga radhët e prokurorive të shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm dhe të Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfshirë dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që plotësojnë kriteret sipas ligjit 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në adresën elektronike [email protected] dhe adresën postare të Prokurorisë së Përgjithshme: Rruga Qemal Stafa, Nr.01,1001, Tiranë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026

U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën

Gjykata e Vlorës këtë të hënë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnikën, i cili u arrestua 3 ditë më parë...
11:37 | 06/07/2026