Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

6 Korrik 2026 | 18:29

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë 107 banorë, mes tyre gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.

Masakrën e përjetoi edhe Jorgjia Simo Leka, e cila ishte vetëm shtatë vjeç kur humbi para syve të saj nënën, babanë, motrat dhe vëllezërit. Dëshminë e saj ajo e ndau edhe me ambasadorin gjerman në Shqipëri.

“Vritet mamaja, vëllai, motra, kurse unë plagosem lehtë. Motra e madhe me vëllanë e vdekur në krah unë i ndjek nga mbrapa. Futemi në një familje por motra nuk tha asnjë fjalë”, kujtoi Jorgjia Simo Leka, e mbijetuara e masakrës.

Në 83-vjetorin e Masakrës së Borovës, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, tha se kjo ngjarje mbetet një plagë e dhimbshme edhe për popullin gjerman.

“Kjo është e dhimbshme për mua, sepse ndaj dhimbjen e banorëve të këtij vendi dhe të familjeve që ende jetojnë me pasojat e asaj ngjarjeje. Shumë prej tyre nuk patën kurrë mundësinë të njihnin gjyshërit, xhaxhallarët, hallat apo vëllezërit e tyre, që nuk arritën të rriteshin. Është e dhimbshme edhe për mua si ambasador, sepse kjo ndodhi në emër të Gjermanisë dhe të popullit gjerman”, tha ambasadori gjerman.

Josif Minga, i cili humbi pesë pjesëtarë të familjes në masakër, tha se kujtimi i asaj dite mbetet ende i gjallë dhe i dhimbshëm.

“Unë kam humbur 5 familjarë, krejt familja, babai nuk u ndodh. Të jetosh atë makabritet, është një moment që nëse ne vijmë e duam t’i kujtojmë, kujtojmë një përleshje të madhe shpirtërore, të pafajshëm e familjarët”, u shpreh Minga.

Çdo vit, në varrezat e dëshmorëve të Borovës, familjarë të viktimave, banorë të zonës, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, si edhe diplomatë, zhvillojnë homazhe për të nderuar kujtimin e 107 banorëve të vrarë në një nga ngjarjet më tragjike të historisë së Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026

Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre. Mjekët e shërbimit të urgjencës...
18:16 | 06/07/2026

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026