Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri
Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e së hënëës në Tiranë në rrugën “Frosina Plaku”. Policia bën me dije se konflikti ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerësë ku për pasojë është plagosur një 33-vjeçar.
Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga 3 autorët ndërsa mësohet se se i plagosuri është proceduar penalisht.
Në kërkim është shpallur edhe një i mitur i cili së bashku me të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 17-vjeçari gjithashtu akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
“Tiranë/Dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Frosina Plaku”. U konfliktuan me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”, disa shtetas ishin konfliktuar me sende të forta dhe njëri prej tyre kishte përdorur mjet prerës, organizoi menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u dokumentua ngjarja dhe, në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit L. N., 46 vjeç, A. L., 44 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme”, njofton policia.
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën
SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal
- 13:52 Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
- 13:46 Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën
- 13:32 Kartoni i kuq i Balogun, Parlamenti Europian do të kërkojë hetim ndaj presidentit të FIFA-s
- 13:20 SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal
- 13:16 Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
- 13:03 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35