Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat

7 Korrik 2026 | 12:37

Kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shoqëruar raportimin e kryetares së këtij institucioni, Mirela Bogdani, në Komisionin Parlamentar. Përballë saj, kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj, ngriti një sërë çështjesh që lidhen me mënyrën e menaxhimit të sistemit të prokurorisë.

Xhafaj e vlerësoi punën e KLP-së me disa përmirësime, por tha se institucioni ende nuk ka përmbushur pritshmëritë e krijuara nga reforma në drejtësi.

“Në vlerësimin tim, në punën e KLP ka disa hapa pozitivë, por mbetet KLP një nga sistemet më të dobëta të drejtësisë në Shqipëri. Shumë çështje që lidhen me sistemin e prokurorisë gjenerojnë nga vendimmarrje të diskutueshme të KLP. Në krahasim me vitet e tjera ka përmirësim, por krahasuar me çfarë i ka dhënë ligji, krahasuar me pritshmëritë e BE, ka shumë për të bërë”, tha Xhafaj.

Një nga përplasjet kryesore mes palëve lidhej me vakancat në prokurori dhe numrin e kandidatëve të kërkuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Xhafaj kërkoi shpjegime nga Bogdani përse KLP kishte kërkuar një numër të kufizuar prokurorësh, ndërsa sipas tij sistemi vijon të ketë mbi 100 vende bosh.

“Keni qenë të paaftë të bëni llogari të kësaj natyre apo ka një lloj papërgjegjshmërie? Vitin e kaluar i keni kërkuar Shkollës së Magjistraturës vetëm 12 prokurorë. Ndërkohë që keni mbi 100 vakanca, keni disa vakanca të fshehura. Nuk kërkoni shtim të prokurorëve përmes Shkollës së Magjistraturës, as shtim të numrit të përgjithshëm. Si do ta zgjidhim?”, u shpreh Xhafaj.

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, tha se vendimi ishte ndikuar nga numri dhe cilësia e kandidatëve të disponueshëm.

“Arsyeja që u parashtrua ishte cilësia e numrit të kandidatëve”, tha Bogdani.

Debati vijoi edhe për mënyrën e rekrutimit të stafit mbështetës dhe trajnimet e zhvilluara nga institucionet e drejtësisë.

Xhafaj ngriti shqetësime për kriteret e punësimit dhe tha:

“Keni nevojë për shtesa? Jo për të bërë qokë, për të marrë shokët e miqtë, burrat, gratë, fëmijët e prokurorëve, gjyqtarëve apo politikanëve? Ju dhe disa institucione të tjera, e keni bërë si vend ku bashkohen fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, deklaroi ai.

Bogdani iu përgjigj duke sqaruar se trajnimet nuk organizohen nga KLP-ja si privilegje individuale, por mbulohen nga struktura publike dhe partnerë të jashtëm.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte edhe emërimi i drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Bogdani tha se procesi është në fazat e para pas përfundimit të përzgjedhjes.

“Ende s’kemi bërë ndonjë përpjekje duke qenë se sapo u përmbyll përzgjedhja. Nuk është i rëndësishëm vetëm emërimi, por edhe ndërveprimi për të reflektuar standarde ndërkombëtare, do të marrë pak kohë”, tha ajo.

Gjatë raportimit u prekën edhe debatet e brendshme mes anëtarëve të KLP-së. Për këtë, Bogdani kërkoi ndjesë për tonet e përdorura dhe foli për nevojën e rregullave të reja etike.

“Masat për dialogun ndërinstitucional, kërkojmë ndjesë për tonet shpeshherë të ngritura të debateve. Në institucionet kolegjiale lind natyrshëm një lloj konflikti. Kemi marrë masa dhe besoj që nëse nuk arrijmë të kemi dakordësi ose zgjidhje të përshtatshme, do të miratojmë rregulla etike”, tha kryetarja e KLP-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026

SPAK arreston një nga drejtuesit e dyshuar të një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar arrestimin e shtetasit shqiptar me inicialet Emiljan Burba i dyshuar si një nga drejtuesit...
15:37 | 07/07/2026