Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
Kryeministri Edi Rama ka vijuar të ngrejë pretendime për përfshirjen e aktorëve të huaj në protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 37 ditësh.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar disa komente me përmbajtje fyese dhe negative të postuara në profilin e tij, të cilat, sipas tij, janë bërë nga llogari të sapohapura dhe me identitete fiktive.
Sipas kryeministrit, këto elemente përbëjnë indicie për manipulim të koordinuar në hapësirën digjitale, duke pretenduar se protestat në Tiranë po ndikohen nga rrjete të lidhura me Iranin.
Rama ka paralajmëruar se në vijim do të bëhen publike fakte të tjera që, sipas tij, mbështesin këtë pretendim.
“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan Rama krahas videos së publikuar në Facebook.
Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
- 17:56 Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
- 17:54 Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 17:45 Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)