Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

8 Korrik 2026 | 11:13

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur një automjeti në pronësi të Dervish Gunit, 60 vjeç. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, 60-vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk ka dijeni për autorët apo motivet e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026