Deklarata e Ramës për negociatat, Basha: Autokratët e korruptuar kanë guximin të hedhin fajin te BE

2 Korrik 2021 | 14:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në “Forumin e Prespës” për negociatat me Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në Twitter, kryedemokrati thekson se autokratët e korruptuar të Ballkanit, duke shigjetuar kështu Ramën, kanë guximin që të hedhin fajin tek BE-ja për këtë proces.

“Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin për mungesën e përparimit në BE, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan ndër të tjera z. Basha.

Gjatë konferencës së sotme në Ohër, kreu i qeverisë bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh mes vendeve të rajonit, në mënyrë që të mos mbeten peng i vendimmarrjes së BE dhe konflikteve të vjetra.

Teksa risolli në vëmendje konfliktet që ende ekzistojnë në rajon, siç është ai mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ky konflikt nuk duhet të pengojë vendet e tjera të rajonit që të zhvillohen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026