Trump: Lufta me Iranin ishte sukses ushtarak, Teherani nuk do të ketë armë bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin ishte një “sukses i jashtëzakonshëm ushtarak” dhe se operacionet amerikane kanë penguar Teheranin të pajiset me armë bërthamore.
Duke folur për zhvillimet në Iran gjatë konferencës për shtyp në Turqi, Trump kritikoi negociatorët iranianë, duke i cilësuar ata si “paksa të çmendur”, ndërsa pretendoi se forcat amerikane kanë shkatërruar sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit.
“Brenda një dite, të gjitha sistemet e tyre kundërajrore janë zhdukur… gjithçka është zhdukur. Udhëheqësit e tyre janë zhdukur”, tha Trump.
Ai shtoi se Irani tashmë ka një grup tjetër drejtuesish, por la të hapur mundësinë se edhe ata mund të jenë objektiv i sulmeve.
Duke përsëritur kritikat ndaj udhëheqësve iranianë, të cilët më herët i ka quajtur “llum”, Trump tha se edhe vetë ai mund të jetë në rrezik, pasi sipas tij është “objektivi numër një” i Iranit.
Në vitin 2024, fushata presidenciale e Trump deklaroi se ai ishte informuar nga inteligjenca amerikane për ekzistencën e komplotëve iranianë për vrasje ndaj tij. Qeveria iraniane nuk komentoi në atë kohë mbi këto pretendime.
Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Irani kërcënon të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të reja
Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore
- 20:08 Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
- 20:08 Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
- 20:06 Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
- 20:01 Sot dita e 39-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë mbajnë fjalimet e tyre
- 19:55 Irani kërcënon të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të reja
- 19:44 Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore