Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në Turqi. Ai u ndal te roli gjithnjë e më i madh i Turqisë brenda Aleancës, ndërsa theksoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë konferencës së tij për shtyp, nuk la pa përmendur edhe Kosovën.
Sipas Rexhës, Erdogan konfirmoi se Turqia do të vijojë angazhimin e saj në kuadër të misionit të KFOR-it, si me trupa ashtu edhe në drejtimin e misionit deri në fund të shtatorit 2026.
“Ne kete samit ka marrë vëmendje roli i Turqisë, që është në rritje të jashtëzakonshme. Turqia është ushtria e dytë më e madhe e NATO-s, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e para në Evropë për nga numri i ushtarëve, kapacitetet dhe mundësitë. Zoti Erdogan në konferencë ka thënë se atij nuk i intereson se çfarë ka thënë Netanyahu, sepse e di që ai nuk mendon asnjëherë mirë për Turqinë. Ai foli edhe për kryeministrin grek teksa tha se duhet të jetë më i kujdesshëm me deklaratat e tij në raport me bashkëpunimin dypalësh në fushën e armatimit mes SHBA-së dhe Turqisë. Po ashtu, presidenti Erdogan e ka përmendur edhe Kosovën. Në konferencën për shtyp, para pak minutash, ai tha se do të vazhdojë angazhimi i Turqisë në KFOR me trupa dhe se komanda e KFOR-it, që aktualisht udhëhiqet nga një komandant turk, do të vazhdojë deri në fund të shtatorit 2026. Ka një zgjatje të mandatit dhe do të vazhdojë së paku deri në fund të shtatorit me një komandant turk”, tha gazetari.
Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan
Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë
- 21:45 “E pa që me të mirë këta nuk marrin vesh”, Mulaj: Trump i tregoi Europës se duhet të mbrojë veten