Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

9 Korrik 2026 | 21:28

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale drejtuar familjes Bajri në Shkodër. Ajo u shpreh se nuk do ta komentojë këtë çështje, pasi i qëndron mesazhit që ka bërë, të cilin e cilësoi si të bazuar mbi baza të forta.

E pyetur nga moderatorja Erla Mehilli për kallëzimin në SPAK nga avokatët e Bajrave për këtë çështje, ajo tha se nuk e shqetëson aspak kjo gjë.

“Unë e kam dhënë mesazhin tim publikisht në lidhje me këtë gjë. Kam zgjedhur ta jap publikisht dhe është një mesazh i fortë dhe mbi baza të forta. Mendoj se gjithçka që kam dashur të them në lidhje me këtë gjë e kam dhënë përmes atij mesazhi. Jam mjaftuar me atë mesazh, sepse besoj se ai mesazh ka treguar mjaftueshëm. Ai ka qenë një mesazh i fortë dhe, siç e thashë, mbi baza të forta, kështu që i qëndroj atij mesazhi dhe besoj se është i mjaftueshëm ai mesazh. E kam parë nëpërmjet mediave që avokatët e Bajrit më kanë kallëzuar në SPAK, por nuk më shqetëson aspak. Jam mjaftuar me atë status. Nuk kam pasur reagim nga institucionet dhe mendoj që, nga ana ime, reagimi është bërë mjaftueshëm dhe mund të kuptohet mjaftueshëm ajo që kam dashur të them publikisht. Lufta ime nuk është kundër individëve të caktuar apo familjeve të veçanta. Lufta ime është tërësisht luftë politike dhe do të mbetet politike deri në fund. Preferoj që veprimtarinë time ta mbaj me vëmendjen te çështja politike dhe jo te çështje të tjera që mendoj se nuk kanë shumë rëndësi në këtë rast. Nuk e di të them pse ka ndodhur kjo gjë me Bajrin. Unë kam punuar në zonat rurale me njerëzit e ndershëm që kanë punuar në bujqësi. Nuk di çfarë të them për këto gjëra, i përkasin drejtësisë dhe çdo veprim në të mirën publike unë do ta mbështes. Çdo institucion të drejtësisë që lufton”, tha Koceku.

Kujtojmë që, pas largimit nga grupi i PS-së dhe daljes si deputete e pavarur, më 17 qershor 2026, ajo bëri një status në rrjetet sociale ku shkruante: “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket qoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruante ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026