SHBA-ja këmbëngl se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

10 Korrik 2026 | 08:24

Komanda Qendrore e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) përsëriti qëndrimin amerikan se Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore ndërkombëtare të cilën Irani nuk ka të drejtë që ta kontrollojë.

Komanda publikoi të enjten vonë një “verifikim faktesh” lidhur me pretendimet iraniane mbi këtë rrugë kyç ujore.

“PRETENDIM: Media shtetërore iraniane pretendon se kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit lejohet vetëm përmes rrugëve të përcaktuara nga Irani”, shkroi CENTCOM në X.

“E VËRTETA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit. Që nga fillimi i majit, forcat amerikane kanë ndihmuar në lehtësimin e kalimit të suksesshëm të mbi 800 anijeve tregtare dhe 380 milionë fuçive me naftë të papërpunuar përmes korridorit vital ndërkombëtar të tregtisë”, shtoi komanda amerikane.

Teherani ka thënë se do të vendosë tarifa për anijet që kalojnë përmes ngushticës, një sugjerim që është kundërshtuar nga shumica e vendeve të botës.

Rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftë të papërpunuar dhe gaz kalon përmes ngushticës, e cila është bërë pikë e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Irani praktikisht e kishte mbyllur krejtësisht Ngushticën e Hormuzit pas nisjes së sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Republikës Islamike më 28 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishujt jugperëndimorë të Japonisë në gatishmëri të lartë ndërsa afrohet tajfuni Bavi

Një tajfun i madh dhe i fuqishëm iu afrua një zinxhiri të largët ishujsh në jugperëndim të Japonisë të premten, duke bërë që autoritetet të...
10:07 | 10/07/2026

Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin

Izraeli i ka përcjellë inteligjencës së Uashingtonit informacionin se Irani po përgatit një plan të ri për të vrarë Donald Trump , raportuan të enjten Wall Street Journal dhe CNN, duke cituar burime...
09:55 | 10/07/2026

Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar anëtarët e mbetur të komisionit të pavarur federal që ndihmon zyrtarët e administratës zgjedhore në të gjithë vendin vetëm pak...
09:44 | 10/07/2026