Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë
Nëntë departamente në Francë do të vendosen nën nivelin e alarmit të kuq nga mesdita e sotme për shkak të nxehtësisë ekstreme, ndërsa 76 departamente mbeten nën nivelin e alarmit portokalli.
Në rajonin e Parisit dhe në disa departamente në Francën qendrore dhe perëndimore, këtë mëngjes temperaturat ishin midis 22 dhe 25 gradë, ndërsa temperatura pritet të arrijë në 41 gradë, raporton Figaro.
Siç u tha, 59 departamente janë të ekspozuara ndaj një rreziku “të lartë ose shumë të lartë” të zjarreve në pyje.
Prefekti i departamentit Drôme në Francën juglindore urdhëroi evakuime të mëtejshme parandaluese, të cilat prekën rreth 400 persona në zonën malore, ku u dogjën rreth 3,500 hektarë.
Shërbimet meteorologjike kanë njoftuar se kjo valë e nxehtësisë do të arrijë kulmin midis të dielës dhe të hënës dhe do të zgjasë të paktën deri më 15 korrik.
Ajri oqeanik nga Atlantiku duhet t’i japë fund valës së të nxehtit nga 16-17 korriku e tutje.
Ndërkohë, niveli i alarmit të kuq u hoq për rajonin Languedoc-Roussillon në Francën jugore, ndërsa rikthimi i flladeve të detit uli ndjeshëm temperaturat këtë të premte.
Rusia rrëzon 376 dronë ukrainas, rafineria e naftës ‘Ilsky’ përfshihet nga flakët
Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
- 10:07 Ishujt jugperëndimorë të Japonisë në gatishmëri të lartë ndërsa afrohet tajfuni Bavi
- 09:55 Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin
- 09:44 Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor
- 09:42 Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
- 09:30 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”