“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare

10 Korrik 2026 | 22:10

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, foli për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Sipas tij, Partia Demokratike kontribuoi në projekt-rezolutën e diskutuar duke paraqitur 35 amendamente, të cilat synojnë adresimin e problematikave kryesore që, sipas opozitës, ndikojnë në situatën politike dhe institucionale në vend.

Deputeti demokrat theksoi se një pjesë e amendamenteve lidhen me forcimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, rritjen e transparencës së procedurave parlamentare, si dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe krimit kibernetik. Sipas tij, këto propozime janë në përputhje me vizionin e Parlamentit Europian për përmirësimin e standardeve demokratike në Shqipëri.

“Në fakt, ne ishim pjesë e delegacionit të përbashkët që mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Kjo mbledhje zhvillohet rregullisht çdo gjashtë muaj dhe synon, përmes rezolutave dhe amendamenteve të ndryshme, të pasqyrojë situatën politike, sociale dhe institucionale në vend. Në këtë kuadër u diskutua projekt-rezoluta, ku Partia Demokratike dha kontributin e saj duke paraqitur 35 amendamente. Në gjykimin tonë, ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi synojnë të korrigjojnë disa problematika që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë. Këto nuk ishin asgjë më shumë sesa kërkesa që besoj se mbështeten nga opinioni publik shqiptar dhe që një pjesë e tyre po artikulohen prej më shumë se një muaji edhe në protestat qytetare. Amendamentet kërkonin reflektimin e gjetjeve të Komisionit Europian dhe të OSBE/ODIHR-it për shkeljet serioze në proceset zgjedhore, përdorimin e burimeve shtetërore, ndikimin e patronazhistëve dhe të krimit të organizuar, si dhe ndërprerjen urgjente të blerjes së votës. Këto janë gjetje të dokumentuara si nga Komisioni Europian, ashtu edhe në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it. Një tjetër pjesë e amendamenteve kishte të bënte me shmangien e ndërhyrjeve në sistemin e drejtësisë, ndalimin e përdorimit të shumicës parlamentare për të mbrojtur persona të akuzuar për korrupsion, forcimin e rolit të Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin në kohë të vendimeve të saj nga mazhoranca, Parlamenti dhe institucionet e tjera. Po ashtu, kërkuam më shumë transparencë në procedurat legjislative, respektimin e detyrimit për ngritjen e komisioneve hetimore, zhvillimin e interpelancave dhe dëgjesave parlamentare, si instrumente të domosdoshme jo vetëm për opozitën, por për transparencën ndaj publikut shqiptar. Gjithashtu, amendamentet parashikonin forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik. Të gjitha këto ishin propozime të Partisë Demokratike, në të njëjtën linjë me vizionin e Parlamentit Europian për përmirësimin e situatës aktuale në Shqipëri”, tha Spahia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik

Pas barazimit 1-1 ndaj BATE Borisov në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League, AF Elbasani ka prezantuar zyrtarisht përgatitësin...
22:29 | 10/07/2026

Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores

Sulmuesi i krahut Kristi Bespallov ka nisur një etapë të re në karrierë, pasi është në provë te klubi çek Karvina, ndërsa për të ka...
22:23 | 10/07/2026

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Korça se protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa sfida kryesore për...
20:57 | 10/07/2026