Turistët e huaj zbulojnë bukuritë e Vlorës, Karaburuni dhe Sazani në krye të listës (VIDEO)

11 Korrik 2026 | 09:35

Karaburuni dhe Sazani vijojnë të jenë ndër destinacionet më të preferuara për turistët e huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet në Vlorë. Çdo ditë, dhjetëra vizitorë nisen me mjete të ndryshme lundruese drejt dy prej atraksioneve më të njohura turistike të jugut të Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e turistëve vijnë nga vende si Anglia dhe Gjermania. Ata shprehen se janë njohur me bukuritë e Karaburunit dhe Sazanit përmes internetit dhe rrjeteve sociale, ku pamjet e publikuara i kanë bindur ta zgjedhin Shqipërinë si destinacion pushimesh.

Pas vizitës, turistët thonë se pritshmëritë e tyre janë përmbushur plotësisht. Ata vlerësojnë detin e kristaltë, natyrën e paprekur dhe klimën, ndërsa veçojnë edhe mikpritjen e banorëve vendas dhe gatimet tradicionale shqiptare.

Të kënaqur nga përvoja e tyre në Vlorë, vizitorët theksojnë se do të rikthehen sërish për pushime dhe do ta rekomandojnë Shqipërinë, Vlorën, Karaburunin dhe Sazanin edhe te miqtë dhe familjarët e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026