Procesi i fiskalizimit, nuk do aplikohen gjobat deri më 1 janar

2 Korrik 2021 | 18:23

Në 30 qershor përfundoi afati i deklarimit të të ardhurave për të dypunësuarit dhe ata me të ardhura vjetore mbi dy milionë lekë.

Janë 35.325 qytetarë të dypunësuar që kanë plotësuar deklaratën DIVA. Ndërkohë drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tregoi për Euronews Albania penalitetin që do të pësojnë ata që nuk i kanë vetëdeklaruar të ardhurat e tyre vjetore.

“Për vitin fiskal 2020 kishin detyrime për të deklaruar DIVA-n të gjithë të dypunësuarit. Janë 38.355 individë të cilët kanë arritur të deklarojnë, deklaratën DIVA, që përbën afërsisht 80% të atyre që e kishin detyrim për ta bërë këtë. Nëse do të deklarojnë sot apo në vijim, do të marrin një penalitet prej 5 mijë lekësh,” –u shpreh Ibrahimaj.

Për sa i përket procesit të fiskalizimit, Ibrahimaj tha se për bizneset e vogla do të shtyhet gjoba deri në fund të këtij viti.

“Janë më shumë se sa 2500 biznese të vogla të cilat janë të skanizuara dhe kanë zgjedhur platformën e fiskalizimit për të lëshuar faturat e tyre. Nuk është një numër i madh krahasuar me 89 mijë biznese që janë të vogla, por do të thotë që nuk është një proces që është i pamundur dhe nuk është një proces i cili krijon vështirësi. Gjobat e lidhura me fiskalizimin do të fillojnë të aplikohen nga data 1 janar e vitit të ardhshëm,” – tha drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.

Sakaq, për ato biznese që operojnë në zona që nuk mbulohen nga interneti Ibrahimaj, u shpreh se do mund të vijojnë të operojnë duke deklaruar me fatura të thjeshta tatimore.

“Ligji parashikon që për subjektet që operojnë në zona të thella ku nuk ka akses për internet, të kenë një formë tjetër të lëshimit të faturës dhe janë dhe aktet nënligjore që e parashikojnë këtë rast specifik. Pra, për të gjitha ato raste kur nuk ka akses në internet ligji ka parashikimin e vet,” – përfundoi Ibrahimaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026