Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

11 Korrik 2026 | 08:05

Dita e shumëpritur për fansat e Kanye West ka mbërritur pasi këtë të shtunë në mbrëmje pritet të mbahet në Tiranë koncerti i artistit me famë botërore, i cili do të zhvillohet në “Eagle Stadium”, në Kashar.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës ka vendosur kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë-Durrës.

Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet. Gjithashtu, në të njëjtin interval kohor, do të ketë kufizime në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”.

Nga ora 12:00 deri në mesnatë, ndalimi i qarkullimit do të shtrihet në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”, si dhe në aksin “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori”, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Policia bën me dije se mund të ketë edhe bllokime të pjesshme të qarkullimit nga Ura e Institutit deri te “Casa Italia”, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve. Akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit.

Për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve është vënë në dispozicion një linjë e dedikuar autobusësh nga sheshi “Skënderbej”, pas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me nisje çdo 20 minuta nga ora 15:00. Shërbimi do të kushtojë 100 lekë dhe do të vijojë edhe pas përfundimit të koncertit për kthimin e pjesëmarrësve.

Koncerti nis në orën 20:00, ndërsa hyrja e publikut në stadium pritet të nisë rreth orës 18:00. Për mbarëvajtjen e aktivitetit janë angazhuar forca policie dhe struktura të tjera të sigurisë.

“Eagle Stadium” është ndërtuar në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metra katrorë në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa për organizimin e eventit qeveria akordoi dhe një fond prej 4 milionë eurosh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026

Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Operacioni i koduar “Last Bet” ka çuar...
10:08 | 11/07/2026