FIFA në hapat e Super Bowl, zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e  Kupës së Botës

11 Korrik 2026 | 17:52

FIFA po përgatit për finalen e Kupës së Botës 2026, duke adoptuar modelin e Super Bowl për herë të parë. Justin Bieber do të jetë një nga artistët kryesorë të shfaqjes së parë në pushimin e finales së Kupës së Botës FIFA, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në New York.

Ylli kanadez i muzikës pop do të ndajë skenën me Madonna-n, Shakira-n dhe grupin koreano-jugor BTS.

Performanca 11-minutësh do të përfshijë gjithashtu artisten nigeriane Berna Boy, dirigjentin me famë ndërkombëtare Gustavo Dudamel, korin e fëmijëve PS22 me Coldplay dhe personazhe të dashur nga “Sesame Street”.

Eventi është një aktivitet bamirës, ​​pasi mbështet Fondin Global të Arsimit Qytetar të FIFA-s, një iniciativë që synon të mbledhë 100 milionë dollarë për arsimimin e fëmijëve në të gjithë botën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Luajti para pak ditësh në Kupën e Botës, mesfushori Jayden Adams ndërron jetë në moshën 25-vjeçare

Mesfushori i Afrikës së Jugut, Jayden Adams i cili luajti në të tre ndeshjet e fazës së grupeve të skuadrës së tij në Kupën e...
16:51 | 11/07/2026

Biologu zbulon një specie të re kërmilli deti, i vendos emrin Vozinha në nder të portierit të Kepit të Gjelbër

Biologu dhe tifozi spanjoll i futbollit, Jesus Ortea, i ka vënë një specie të re kërmilli deti emrin e Vozinha-s në nder të portierit të...
15:36 | 11/07/2026

Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Belgjikën me rezultatin 2-1 falë një goli të Mikel Merinos në minutën e...
08:30 | 11/07/2026