Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
Në Kolonjë, turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sajtet natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, por edhe të mësojnë përgatitjen e gatimeve tradicionale e më pas t’i shijojnë ato. Përvoja e gatimit me banorët vendas po bëhet një nga aktivitetet më tërheqëse për vizitorët.
Turistët francezë, të cilët këtë vit janë të shumtë në Kolonjë, shprehen të impresionuar nga natyra, ushqimi tradicional dhe mikpritja e banorëve të zonës.
“Për ne ishte e mrekullueshme të mësonim të gatuanim lakrorin dhe të shihnim gratë si përgatisin ushqimin. Ajo që më pëlqen më shumë nga Kolonja është ushqimi bio, pamja e paprekur e natyrës dhe mikpritja e njerëzve”.
“Është hera e parë në Shqipëri. Kemi bërë një tur në të gjithë vendin. Jemi të mrekulluar nga mënyra sesi na trajtoni. Sajtet arkeologjike, natyra dhe sidomos ushqimi na kanë kënaqur këto ditë. Mendoj se do të rikthehemi përsëri”, tha turisti francez.
Sipas guidave turistike, vizitorët e huaj po preferojnë gjithnjë e më shumë përvoja autentike, ku njihen nga afër me jetën e banorëve dhe traditat e zones.
“Janë të mahnitur që kemi kaq shumë gjelbërim, sepse nuk e njohin Shqipërinë. Mahniten me natyrën e egër. Në zonën e Kolonjës, si një vend malor me pyje, provojnë edhe ushqimet tradicionale. U bën shumë përshtypje kulinaria, sepse çdo qytet ka gatimet e veta karakteristike”, theksoi Klejdi Shtrembi – Guidë turistike
Mes natyrës së paprekur, traditës dhe shijeve autentike, Kolonja po kthehet në një destinacion që nuk vizitohet vetëm për t’u parë, por edhe për t’u përjetuar. Turizmi i kulinarisë, i ndërthurur me mikpritjen dhe jetën e përditshme të banorëve, po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë turistë të huaj, duke e kthyer zonën në një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit të gjelbër në juglindje të Shqipërisë.
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 20:39 Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 20:37 Tërmetet në Venezuelë, bilanc i ri: 4,333 viktima dhe 16,740 të plagosur