Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur investimin prej 4 milionë eurosh të përdorur për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë, duke deklaruar se fondi ishte i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e aktivitetit dhe për të shmangur dëmtimin e imazhit të Shqipërisë.
Në një videomesazh të publikuar këtë të diel në rrjetet sociale, Rama tha se Shqipëria duhet të vlerësojë investimet jo vetëm nga kostoja, por edhe nga përfitimet që ato sjellin.
“Shqipëria e sotme nuk duhet të pyesë vetëm ‘sa kushton’. Shqipëria e sotme, që synon ligën e kampionëve të Mesdheut turistik, duhet të pyesë me patjetër ‘sa vlerë krijohet nga ky investim’”, u shpreh ai.
Kryeministri tha se, sipas tij, një nga rreziqet më të mëdha për zhvillimin e vendit është “varfëria e aspiratave”, duke shtuar se “varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte, por duke bërë edhe koncerte”.
Rama u ndal më pas te debati për 4 milionë eurot, duke theksuar se ato përbënin një investim për të mbrojtur një interes më të madh ekonomik dhe reputacional për vendin.
“Po, ato 4 milionë euro ishin investim. Po, ishte një investim i bërë në minutën e fundit për të shpëtuar investimin shumë më të madh për Shqipërinë, për ekonominë e Tiranës dhe për mijëra njerëz nga mbi 80 vende të botës që i kishin prerë biletat për të ardhur këtu”, deklaroi ai.
Sipas Ramës, fondi nuk do të ishte përdorur nga arka e shtetit nëse nuk do të kishte pasur, sipas tij, “kërcënime, shantazhe, fushata bullizmi dhe histeri të dhunshme në rrjetet sociale”.
“4 milionë eurot nga arka e shtetit nuk i nxori koncerti, i nxori sulmi, agresioni i verbër për ta shkatërruar koncertin”, tha kryeministri.
Duke komentuar protestat kundër qeverisë, Rama theksoi se ato janë pjesë e demokracisë, por shtoi se ekzekutivi nuk do t’u nënshtrohet presioneve të ushtruara, sipas tij, përmes kërcënimeve apo shantazhit.
“Protestat janë një burim energjie për demokracinë… Por nuk ka asnjë shans që ne të pranojmë t’i nënshtrohemi dhunës, kërcënimeve, shantazheve apo koreve linçuese”, u shpreh ai.
Në të njëjtën kohë, Rama tha se nuk i identifikon me organizatorët e sulmeve qytetarët që kanë protestuar në mënyrë paqësore.
“Kurrë nuk i kam paragjykuar ata qytetarë që dolën në protestë paqësisht, në bindjen se duan një Shqipëri më të mirë… Sepse edhe unë dua pikërisht të njëjtat gjëra”, deklaroi kryeministri.
Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre