Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Bangladesh lënë 51 të vdekur
Të paktën 51 persona kanë vdekur dhe më shumë se një milion janë prekur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Bangladesh gjatë ditëve të fundit.
Mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre ndërsa përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën pjesë të mëdha të vendit, përfshirë kryeqytetin Daka.
Javën e kaluar disa nxënës dhe një mësues u vranë teksa ujërat përmbytën shkollën e tyre.
Shirat e rrëmbyeshëm filluan më shumë se një javë më parë dhe, ndërsa u intensifikuan ditët e fundit, autoritetet lëshuan paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje toke, evakuuan familjet në zonat me rrezik të lartë dhe shtynë provimet e studentëve.
Mijëra njerëz tani jetojnë në strehimore qeveritare. Sipas autoriteteve, që nga e diela, më shumë se 1 milion njerëz janë prekur nga shiu.
28 nga 51 vdekjet e raportuara deri më tani kanë ndodhur në Cox’s Bazar. Distrikti është shtëpia e më shumë se një milion Rohingyave që përbëjnë vendbanimin më të madh të refugjatëve në botë.
Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 10:52 Nis seanca plenare në Kuvend, opozita vijon bojkotin
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
- 10:26 Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën
- 10:19 Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë