Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të dyshuara kanabis dhe u sekuestruan 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike.
Në pranga është vënë një 31-vjeçar me inicialet N. Z., ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, J. M., 43 vjeç. Të dy janë banues në fshatin Mukaj.
Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se dy shtetasit kishin kultivuar 42 bimët narkotike në një zonë pyjore të fshatit Mukaj. Gjatë kontrollit në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan edhe 600 gramë lëndë e dyshuar kanabis.
Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e 43-vjeçarit të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 15:12 Strategjitë e mbrojtjes “Vepro vetëm”, reagon Macron: Një absurditet
- 15:10 Franca mbyll përkohësisht tre reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit intensifikohet
- 14:46 Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov
- 14:39 New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in
- 14:37 Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
- 14:28 I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie