Trump vijon me paralajmërimet për Iranin: Do t’i godasim shumë fort, Ngushticën e Hormuzit do ta ruajmë ne

13 Korrik 2026 | 15:26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ata goditën shumë rëndë Iranin teksa hodhi edhe akuza për palën iraniane se dështoi për të rënë dakord për një marrëveshje.

“Ne i goditëm shumë fort mbrëmë. Sa herë që ata dërgojnë një dron, ne i goditëm shumë fort. Por ne kishim një marrëveshje. Ajo që askush nuk e di, ne kishim një marrëveshje. Ishte një marrëveshje e bërë dhe pastaj ata e shkelën. Ata gjithmonë e shkelin. Ne kemi pasur 10 marrëveshje me këta njerëz, kështu që do t’i godasim shumë fort”, tha ai në një intervistë telefonike me Fox News.

Trump tha se përveç sulmeve të rinovuara, SHBA-të do të bëhen “rojtare” të Ngushticës së Hormuzit.

“Tani do ta ruajmë ne dhe do të paguhemi për ruajtjen e tij”, tha ai.

Trump tha se do të priste pagesë për ruajtjen e Ngushticës së Hormuzit sepse sipas tij duan rimbursohen për vënien në rrezik të popullit.

Komentet e tij erdhën pasi ushtria amerikane rriti numrin e sulmeve që po kryen kundër Iranit gjatë fundjavës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas

Autoriteti qeveritar i aviacionit të Jemenit njoftoi të hënën mbylljen e të gjitha aeroporteve për trafikun ajror deri në njoftim të mëtejshëm, një vendim që...
16:53 | 13/07/2026

Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez

Ish-kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy po përballet me kritika për deklaratën e tij se skuadra franceze e Kupës së Botës nuk ka asnjë lojtar francez. Kjo është cilësuar...
16:50 | 13/07/2026

Trump rivendos bllokadën e porteve të Iranit, planifikon të faturojë me 20% të gjitha ngarkesat e transportuara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump së fundmi përmes një postimi në Truth Social ka deklaruar se do të rivendosë bllokadën anijeve iraniane në Ngushticën e...
16:36 | 13/07/2026