Ushtria iraniane: Rreziku i luftës rajonale është rritur pas sulmeve amerikane
Zëdhënësi i komandës së lartë të përbashkët ushtarake të Iranit, Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya tha se rreziku i një konflikti rajonal është rritur pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit këtë fundjavë.
A gjithashtu dënoi provokimet e përsëritura dhe veprimet destabilizuese të Shteteve të Bashkuara. Sipas tij bashkëpunimi i disa vendeve në rajon ka rritur gjithashtu rrezikun e përhapjes së luftës në të gjithë rajonin.
“Ushtria e Iranit do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo ndërprerjeje ose kërcënimi ndaj kalimit të anijeve tregtare dhe cisternave të naftës nga SHBA-ja,” tha ai duke shtuar se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, IRGC të vendit e kanë demonstruar këtë ditët e fundit.
“Udhëheqësit e vendeve në rajon paralajmërohen se çdo bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara ose mbështetje logjistike për ushtrinë e tyre do të konsiderohet si një akt lufte kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Iranit”, tha ai.
“Nëse konflikti zgjerohet, flakët e luftës do të përfshijnë të gjithë rajonin”, shtoi ai.
Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
Trump rivendos bllokadën e porteve të Iranit, planifikon të faturojë me 20% të gjitha ngarkesat e transportuara
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
- 16:36 Trump rivendos bllokadën e porteve të Iranit, planifikon të faturojë me 20% të gjitha ngarkesat e transportuara
- 16:32 Të shtënat me armë në Biddeford, vritet një emigrant meksikan. ICE e përfshirë në incident
- 16:29 Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare