Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

14 Korrik 2026 | 11:09

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri, të dyshuar për vrasjen e të riut Renis Dobra.

SPAK ka kërkuar kohë deri në muajin tetor që të bëjë disa hetime shtesë, me argumentin se është e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore në kuadër të akteve të ekspertimit të telefonave dhe disa mbivendosje të gjurmëve papilare.

Avokati Erjon Kullolli, përfaqësuesi ligjor i shtetasit Fation Bushgjokaj e kundërshtoi kërkesën e organit procedues duke argumentuar se Prokuroria e Posaçme e ka pasur mundësinë objektive që të kryente veprimet proceduriale të pretenduara dhe ende nuk i ka kryer.

Ky i fundit shtoi gjithashtu se deri në këtë moment procedural SPAK ende nuk ka argumentuar kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimit” dhe që kjo vepër të jetë kryer në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm, të grupit të strukturuar.

Avokati mbrojtës i Bushgjokaj shtoi se kërkesa e SPAK bie ndesh me vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, pasi prokuroria nuk ka arsyetuar dhe argumentuar shkaqet pse masa  e sigurimit arrest në burg është masa më e përshtatshme.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i caktuar kryesisht nga gjykata i shtetasit Petrit Çarki, mbajti qëndrimin duke e lënë në vlerësim të gjykatës kërkesën.

Të arrestuarit akuzohen për vrasjen e të riut Renis Dobra ngjarje e shënuar në muajin korrik të vitit 2025.

Ndërkohë dy seanca më parë tre vëllezërit u përfshinë në një konflikt fizik me të akuzuarin tjetër Petrit Çakri në sallën e GJKKO, pasi ky i fundit i implikoi në vrasjen e Dobrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

“E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali

Ish-i dashuri i Aurora Tilës ka pranuar për herë të parë se ishte ai që e hodhi 13-vjeçaren shqiptare nga ballkoni i një pallati në...
10:56 | 14/07/2026