Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare

14 Korrik 2026 | 11:28

Disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë kundërshtuar vendimin për të bojkotuar seancën e një dite më parë në Kuvend, ku rendi i ditës ishte vlerësimi i institucioneve të pavarura.

Veç deputetit të Vlorës Bujar Leskaj i cili sot e shprehu hapur qëndrimin e tij kundër bojkotit përmes një statusi në Facebook, Euronews Albania ka siguruar mesazhet mes deputetëve në një grup WhatsApp-i, ku Jorida Tabaku, Ina Zhupa por dhe Leskaj kanë shprehur rezervat e tyre për bojkotin duke e konsideruar një lëvizje të gabuar.

Mesazhet mes deputetëve demokratë janë shkëmbyer mbrëmjen e së dielës, para bojkotit në seancën plenare të së hënës.

Ditën e sotme përmes një statusi të gjatë në Facebook, deputeti demokrat Bujar Leskaj shprehet se mungesa e PD në atë seancë ishte një  gabim politik dhe institucional.

Sipas tij me këtë vendimmarrje PD humbi mundësinë për të denoncuar fort disa rase duke nisur që nga “vota e manipuluar e diasporës në zgjedhjet e 11 majit” deri te “përfaqësimi i kërkesave dhe pakënaqësive të qytetarëve në protestë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet problematika, pse c nuk “ndezi” përballë Anglisë

Erling Haaland nuk ishte në formën e tij më të mirë në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë dhe tashmë janë zbuluar arsyet që...
20:20 | 13/07/2026

Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin

Shqipëria hyn në një fazë të re të procesit të integrimit europian. Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin zyrtar shqiptar në konferencën e radhës...
18:45 | 12/07/2026

Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, autoritetet e Republikës Srpska nisën një fushatë promovuese në sheshin Times Square në Nju Jork, duke vënë...
20:39 | 11/07/2026