Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjetin social X në prag të Konferencës së IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e cila mbahet këtë të martë. Në mesazhin e tij, ai thekson se ecuria e procesit të negociatave pasqyron punën e palodhur, angazhimin institucional dhe vullnetin politik që ka shoqëruar vendin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Hoxha rendit disa data që i cilëson kyçe në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Sipas tij, më 14 tetor 2024 vendi nuk kishte hapur asnjë kapitull negociues, ndërsa deri më 17 nëntor 2025 ishin hapur të 33 kapitujt negociues. Ai kujton gjithashtu se më 26 maj 2026 Shqipëria u bë vendi i parë negociues që arriti IBAR sipas metodologjisë së re.
Ministri nënvizon se më 14 korrik 2026 Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të negociatave me Bashkimin Evropian, duke mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë: Kapitullin 25 “Kërkimi Shkencor”, Kapitullin 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullin 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.
“Disa data kyçe që tregojnë historinë mbresëlënëse të një udhëtimi të jashtëzakonshëm:
14 tetor 2024 – Shqipëria nuk kishte hapur asnjë kapitull negociues.
17 nëntor 2025 – Shqipëria kishte hapur të 33 kapitujt negociues.
26 maj 2026 – Shqipëria u bë vendi i parë negociues që arriti #IBAR sipas metodologjisë së re.
14 korrik 2026 – Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të negociatave duke mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë:
Kapitulli 25 – Kërkimi Shkencor
Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura
Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë”, shkruan Hoxha.
Sipas Hoxhës, këto nuk janë thjesht data në një afat kohor, por momente historike që dëshmojnë një transformim të jashtëzakonshëm të vendit.
“Ato që duken si data në një afat kohor janë në fakt momente historike që pasqyrojnë një transformim të jashtëzakonshëm, rezultat i punës së palodhur, angazhimit të vërtetë dhe të vazhdueshëm institucional, vendosmërisë së fortë dhe vullnetit të palëkundur politik. Kur ambicia përputhet me rezultatin, progresi bëhet i mundur, i dukshëm, i matshëm, real. ‘Muri i zgjerimit’ po ndryshon përsëri”, shkruan ministri Ferit Hoxha në X.
KUjtojmë se, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në konferencën e nëntë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullit 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullit 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.
Edhe komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në një reagim në rrjetet sociale, e cilësoi këtë një tjetër hap të rëndësishëm përpara për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit, duke përshëndetur mbylljen e tre kapitujve të parë negociues.
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës