Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

14 Korrik 2026 | 17:09

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një mandat të ri në postet e tyre.

I ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Ardit Hoxha zbuloi më shumë detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar i PD. Ai u shpreh se punimet do të nisin nesër pasdite, në orën 18:00, dhe pritet të zgjasin deri afër mesnatës, duke nisur me fjalën e kryetarit Sali Berisha dhe prezantimin e kandidaturave.

Sipas gazetarit Hoxha, në mbledhjen e nesërme do të ketë dy vendimmarrje kryesore, zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shtimin e numrit të nënkryetarëve.

 “Pra do ketë pjesën e parë të deklaratave dhe qëndrimeve të zotit Berisha edhe të shpalosjes së kandidaturave. Do të filloj në pasdite në orën 18:00 dhe ndoshta zgjat deri afër mesnatës.

Në mbledhjen e këshillit ditën e nesërme të paktën dy janë vendimet kryesore që do të priten me interes. E para sekretari i përgjithshëm kush do të kandidojë dhe nëse do të ketë një rikandidim të Flamur Nokës dhe kë do ketë përball.

Ka shumë variante po pak informacion të verifikuar dhe nëse do marrim atë për bazë, atë që ndodhi rreth dy javë më parë me Këshillin kur u vendos për kryesinë por edhe për drejtuesin e re të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Të gjithë u surprizuan. Pra askush ose shumë pak, jo vetëm gazetarë por edhe anëtarë të Partisë Demokratike, zyrtarë të lartë të saj nuk e prisnin emrin e zonjës Julia Emiri që të ishte kandidate dhe ta drejtonte sot këshillin kombëtar, një nga organet e fatëlarta të Partisë Demokratike.

Dilema e parë është sekretar i përgjithshëm i cili ne kemi parë që gjatë viteve të fundit është njeri shumë i rëndësishëm për gjithë mbarëvajtjen e Partisë Demokratike. Do të shohim nëse do rikonfirmohet, pra fillimisht do të rikandidojë zoti Noka do rikonfirmohet dhe kë do të ketë përballë.

Dhe pastaj elementi tjetër shumë i rëndësishëm janë nënkryetarët e partisë. Sigurisht nuk kanë peshën që kanë sekretari i përgjithshëm, janë në një farë mënyre edhe poste pak honorifike por besoj se me emrat që do të kandidojnë. Mund të ketë një shtim të numrit të nënkryetarëve që të shkojë nga katër në gjashtë ndoshta. Është një lloj praktike dhe një lloj formule që ndiqet pothuaj nga të të gjitha partitë anëtare të PPE-së në të gjithë Europën. Pra numri mesatar që PP partitë anëtare të PPE-së kanë si nënkretar është varion nga gjashtë, shtatë apo edhe tetë. Ka edhe parti që kanë po themi nënkryetarë në shifra gati 12 nënkryetarë.

Do të jetë një vendimmarrje e nesërme për të kaluar pastaj tek hallka e tretë që janë sekretariatet dhe një nga këto sekretariate është dhe ai për çështjet ligjore që për gati 12 vjet është drejtuar nga Ivi Kaso që njëkohësisht ka qenë edhe figura e lidhur e Partisë Demokratike me zgjedhjet dhe me KQZ-në.

Ka pasur një reagim publik zoti Kaso që e ka bërë të ditur dhe e ka njoftuar që nuk do të jetë më kandidat pra për këtë sekretariat të Partisë Demokratike dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë një figurë e re që pritet të promovohet në këtë në këtë pozicion.

Është një figurë e re që do të promovohet. Gjithashtu edhe tek lista e kandidatëve për nënkryetar, informacione që kam të paktën do jenë dy”, u shpreh gazetari Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026