Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën prej vitesh ka marrëdhënie binjakëzimi dhe bashkëpunimi. Automjeti iu dorëzua kryetarit të Bashkisë së Pogradecit nga kryebashkiaku i Wismarit, Thomas Beyer, i shoqëruar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, Silvia Bratsch.
“Tani do t’ju dorëzoj çelësat, si edhe dokumentacionin e automjetit. Jam shumë i lumtur që, për herë të dytë, kemi arritur të sjellim një automjet zjarrfikës këtu. Uroj që ky automjet t’ju shërbejë sa më mirë dhe të jetë në ndihmë të komunitetit për shumë vite”, është shprehur Thomas Beyer.
Shefi i MZSH-së në Pogradec, Armand Gora, vlerësoi rëndësinë e këtij dhurimi, duke theksuar se automjeti i ri do të rrisë efektivitetin e ndërhyrjeve në rastet e emergjencave dhe do të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve.
Kjo është zjarrfikësja e dytë që Bashkia e Wismarit i dhuron Pogradecit. Bashkëpunimi mes dy qyteteve është shtrirë ndër vite edhe në fusha të tjera, si shkëmbimet kulturore dhe aktivitetet për të rinjtë, duke forcuar më tej marrëdhëniet e miqësisë mes dy komuniteteve.
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”