Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë

14 Korrik 2026 | 18:47

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme është një e ardhur e rëndësishme për financat e pushtetit vendor.  Gjatë vitit 2025, 61 bashkitë e vendit arkëtuan rreth 8.1 miliardë lekë, ose afërsisht 81 milionë euro, nga kjo taksë, duke përbërë 18% të totalit të të ardhurave të veta të pushtetit vendor.

Sipas Raportit të Financave Vendore 2025, krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga taksa e pasurisë u rritën me 5 milione euro, ose 6%, duke konfirmuar një prirjen pozitive në mbledhjen e këtij detyrimi.

Megjithatë, analiza e të dhënave tregon se kjo rritje nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë mes bashkive, tesksa sistemi vazhdon të dominohet nga kryeqyteti.

Nga 81 milionë eurot e arkëtuara në nivel kombëtar, Bashkia Tiranë ka mbledhur rreth 40 milionë, ose 49% të të gjitha të ardhurave nga taksa mbi pasurinë.

Kjo do të thotë se vetëm një bashki gjeneron pothuajse aq të ardhura sa 60 bashkitë e tjera së bashku, duke reflektuar përqendrimin e aktivitetit ekonomik, zhvillimit urban dhe vlerës së pronave në kryeqytet.

Ndërkohë, gjysma tjetër e të ardhurave ndahet mes të gjitha bashkive të tjera, edhe pse shumë prej tyre kanë përjetuar zhvillim të konsiderueshëm të sektorit të ndërtimit vitet e fundit.

Ky hendek tregon se potenciali fiskal i taksës mbi pasurinë nuk po shfrytëzohet njësoj në të gjithë territorin dhe ngre pikëpyetje mbi administrimin e saj në nivel vendor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026