Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

14 Korrik 2026 | 18:54

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që, sipas tyre, nuk mbulojnë as shpenzimet bazë, edhe frutat e perimet e verës janë kthyer në një luks.

Ata thonë se një pjesë e mirë e të ardhurave shkon për ilaçe, energji elektrike dhe shpenzime të domosdoshme, ndërsa për ushqimet mbetet gjithnjë e më pak.

“Kjo dihet moj bijë që pensionistët nuk i përballojnë dot. 100 mijë lekë nuk dalin as për drita dhe ujë. Nuk dalin as për bukën e gojës. Edhe po të jetë vetëm një person, drita do të harxhohet për t’u ngrohur ose për t’u freskuar. Edhe për të gatuar do të harxhojë. Duhet të paktën 50-60 mijë lekë”, është shprehur një i moshuar.

Përballë çmimeve të larta, shumë pensionistë thonë se janë detyruar të kufizojnë blerjet dhe të heqin dorë edhe nga produkte që dikur i blinin pa u menduar gjatë. Sipas tyre, pensionet nuk kanë ndjekur rritjen e kostos së jetesës dhe çdo muaj përballen me zgjedhjen mes ilaçeve dhe ushqimeve.

“Zero fare. Të gjitha janë në qiell. I përballoni dot? Asgjë fare. Me 99 mijë lekë nuk dalin as për ilaçe, e jo më për gjëra të tjera”, është shprehur një pensionist tjetër.

Rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës mbetet një nga shqetësimet kryesore për pensionistët. Edhe pse vera sjell më shumë prodhime vendase në treg, për shumë prej tyre çmimet vijojnë të jenë përtej mundësive financiare, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë përballimin e nevojave më bazë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026