Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

14 Korrik 2026 | 18:59

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për të përballuar rritjen e numrit të pasagjerëve dhe mjeteve, ndërsa autoritetet portuale parashikojnë rreth 10 për qind më shumë udhëtarë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Këtë fundjavë rikthehen sërish lundrimet e dyfishta, pas një rritjeje prej rreth 10% të fluksit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Risi e këtij sezoni është angazhimi i trageteve me kapacitete më të mëdha, çka u mundëson kompanive të përballojnë numrin në rritje të pasagjerëve dhe mjeteve. Njëkohësisht janë shtuar edhe lundrimet e dedikuara për transportin e kamionëve, me synim lehtësimin e qarkullimit dhe shmangien e vonesave”, është shprehur Taulant Allka, kapiteni i Portit të Durrësit.

Përveç emigrantëve që kthehen për pushime pranë familjeve, linjat detare po zgjidhen gjithnjë e më shumë edhe nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë. Sipas autoriteteve portuale, mesi i korrikut shënon edhe nisjen e kthimit masiv të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

“Është shtuar numri i të huajve. Mesi i korrikut është periudha kur kthehen bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, të cilët lëvizin më herët se ata që jetojnë në Itali dhe Gjermani. Në fundjavë shifrat arrijnë rreth 5 mijë pasagjerë në ditë, ndërsa gjatë ditëve normale numri varion nga 2 500 deri në 3 mijë pasagjerë në ditë”, ka vijuar më tej kapiteni.

Çdo ditë, përmes Portit të Durrësit lëvizin mesatarisht deri në 3 mijë pasagjerë, ndërsa gjatë fundjavave ky numër tejkalon 5 mijë. Për të përballuar fluksin, kompanitë e lundrimit kanë angazhuar tragete me kapacitete më të mëdha, ndërsa autoritetet portuale kanë shtuar personelin dhe sportelet e shërbimit, me synim shmangien e vonesave dhe përshpejtimin e procedurave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026