Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete sociale nuk përbën një hakerim, por një proces të targetuar që realizohet përmes blerjes së thjeshtë të bot-eve elektronike.
Sipas tij, ky fenomen krijon një dilemë të madhe midis asaj që është etike dhe asaj që është ligjore. Ndonëse përdorimi i bot-eve për të dëmtuar imazhin e një biznesi është qartazi i paetik, Qirjazi thekson se ky veprim nuk mund të konsiderohet i jashtëligjshëm, pasi instrumente të tillë nuk janë të ndaluar me ligj dhe identifikimi apo atribuimi i autorëve të vërtetë mbetet jashtëzakonisht i vështirë.
Qirjazi theksoi se sipërmarrjet që bien pre e këtyre sulmeve mund të ankohen drejtpërdrejt te platformat përkatëse.
“Pikë së pari nuk mendoj që kemi të bëjmë me një hakerim këtu, kemi të bëjmë me një proces reviews, të paktën mënyra se si është parashtruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe që këto janë të targetuara. Tashmë janë disa argumente këtu. Pikë së pari, bot-et dihet që krijohen në shumë vende, mund t’i blesh lehtësisht, dhe këtë e kam bërë qoftë në Twitter, në X sot, në Google, jam bërë në review e të tjera, dhe sigurisht që këto kanë një efekt negativ, dëmtojnë bizneset.
Por jemi në një dilemë midis çfarë është etike, çfarë është ligjore. Mund të diskutohet nëse kjo është etike, pra që unë të paguaj një sërë bot-esh elektronikë për të bërë “reviews” të këqija për të dëmtuar dikë, kur në fakt nuk janë persona aty mbrapa.
Nga ana tjetër, a është e ligjshme ose a është e jashtëligjshme? Problemi është që mendoj që jo, sepse nuk është e jashtëligjshme, sepse ka mekanizma brenda institucioneve. Pra, për aq kohë sa ai është një instrument i cili përdoret dhe është i pandaluar, atribuimi bëhet shumë i vështirë dhe pastaj e gjitha përfundon në një gjueti shtrigash.
Megjithatë, platformat e mëdha kanë gjithashtu edhe mekanizmat ku bizneset mund të ankohen drejtpërdrejt për tërheqjen e këtyre. Ato vërtetojnë nëse llogaritë janë bot-et dhe i heqin ato”, u shpreh eksperti.
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:28 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu
- 21:27 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
- 21:25 Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje