Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

15 Korrik 2026 | 11:19

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së tij, Braho u shpreh se në periudhën 2021-2025, SPAK ka trajtuar mbi 230 materiale që lidhen me veprat penale zgjedhore dhe ka regjistruar më shumë se 150 procedime penale.

Ai shtoi se vetëm për vitin 2025 janë regjistruar 46 procedime penale, nga të cilat 5 janë dërguar në gjykatë me 9 të pandehur, ndërsa 22 janë ende në hetim. Ndër të tjera Braho theksoi se është hartuar një strategji për parandalimin e krimeve zgjedhore, ku është ngritur një grup pune me asistencën e OSBE-së dhe në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Sa i përket krimit zgjedhor, ne bëmë edhe parashtrimet tona për shifrat që disponojmë. Krimi zgjedhor është fenomen shqetësues dhe na shqetëson si prokurori. Nuk është një fenomen me të cilin ne pajtohemi. Nuk shoh ndonjë standard të dyfishtë nga SPAK për çështjet zgjedhore, por është një perceptim. Ne nuk nisemi nga perceptimet, por nga faktet që përmbajnë dosjet”, tha ai ndër të tjera.

Braho ndër të tjera shtoi se janë në fazën përfundimtare të plotësimit të vakancave dhe po përgatiten një riorganizim më të mirë të BKH-së, që sipas tij do ti japin më shumë peshë përpunimit të informacionit kriminal, gjurmimit të kriptomonedhave dhe luftës ndaj krimit kibernetik.

Braho theksoi gjithashtu se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelluar dhe tashmë është pjesë e përditshme e hetimeve penale, jo vetëm për shkëmbim informacioni, por edhe për veprime konkrete hetimore.

“Kemi thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar, i cili tashmë është pjesë e përditshme e hetimeve penale dhe jo vetëm një çështje e shkëmbimit të informacionit. Synimi ynë është që rekomandimet të kthehen në një institucion më të aftë dhe më efektiv dhe jo të mbeten vetëm në letër”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026