Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë edhe protestën.
Ai u shpreh lidhur me rëndësinë e partisë demokratike në zhvillimin e protestave ndër vite:
“Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njërit. Një betejë me njërin nga tre armiqtë më kryesor të tij, me tiraninë. PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta, zhvilloi me qindra akte-veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ia doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale”
Sipas tij, Partia Demokratike vjen me një mision : ““Kryesia e PD miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, anëtarët e Diasporës që do jenë në Këshillin Kombëtar. Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar këtu. PD vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik.”
Gjithashtu, ai kërkoi nderim për dhjetëra e mijëra qytetarët të cilët marrin pjesë në protestën aktuale: “Ndaj le tu shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën,ndër më të egrat dhe të shëmtuarat në Europë dhe në botë.”
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët