SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore

16 Korrik 2026 | 07:29

Komandantët më të lartë ushtarakë të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut kanë riafirmuar angazhimin për forcimin e bashkëpunimit trepalësh në fushën e sigurisë, me fokus kryesor përballjen me kërcënimet që vijnë nga Koreja e Veriut.

Takimi i Shefave të Mbrojtjes (Tri-Chod) u zhvillua të mërkurën në Pentagon, ku morën pjesë kryetari i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjenerali Dan Caine, shefi i Shtabit të Përbashkët të Japonisë, gjenerali Hiroaki Uchikura, dhe kryetari i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, gjenerali Jin Yong-sung.

Në deklaratën e përbashkët u theksua se bashkëpunimi i zgjeruar trepalësh është thelbësor për t’iu përgjigjur kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, si edhe sfidave që ndikojnë në paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean dhe rajonin Indo-Paqësor.

Tre vendet ranë dakord të vazhdojnë koordinimin për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, megjithëse Pheniani vazhdon të këmbëngulë se statusi i tij si fuqi bërthamore është i pakthyeshëm.

Palët u zotuan gjithashtu të thellojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme të mbrojtjes dhe të vijojnë stërvitjet e përbashkëta vjetore “Freedom Edge”. Takimi i ardhshëm Tri-Chod do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Japoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë

Irani paralajmëroi të enjten se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-të synojnë infrastrukturën iraniane, sipas raportimeve të mediave vendase. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit...
09:10 | 16/07/2026

Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona

Më shumë se 500 persona, shumica e të cilëve i përkasin komunitetit të persekutuar Rohingya, dyshohet se kanë vdekur pasi dy anije që i transportonin...
09:09 | 16/07/2026

Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave

Planifikuesit ushtarakë amerikanë kanë shqyrtuar një sërë opsionesh për veprime të mundshme kundër Kubës, përfshirë një sulm ajror të udhëhequr nga ushtria që do të...
08:51 | 16/07/2026