Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
Argjentina është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën në Atlanta.
Anglia kaloi në epërsi në minutën e 55-të me golin e Anthony Gordon dhe e mbajti avantazhin deri në minutën e 85-të. Megjithatë, kampionët në fuqi reaguan në fundin e takimit, fillimisht me Enzo Fernandez, i cili barazoi rezultatin pas një asistimi nga Lionel Messi.
Në minutën e dytë shtesë, Messi dhuroi një tjetër asist, ndërsa Lautaro Martinez shënoi me kokë golin e fitores, duke i siguruar Argjentinës një vend në finalen e madhe.
“E kam ëndërruar këtë moment. I thashë Alexis Mac Allister se do të shënoja dhe se do ta fitonim ndeshjen. Kjo skuadër vazhdon të tregojë karakterin e saj”, deklaroi Martinez pas sfidës.
Në anën tjetër, kapiteni i Anglisë, Harry Kane, shprehu zhgënjimin për eliminimin.
“Ne punuam shumë për të arritur deri këtu. Djemtë dhanë gjithçka në fushë dhe të humbasësh në këtë mënyrë është shkatërruese”, tha ai.
Argjentina do të përballet në finalen e së dielës me Spanjën, e cila eliminoi Francën në gjysmëfinalen tjetër. Ndeshja vendimtare do të zhvillohet në East Rutherford, New Jersey.
Me këtë sukses, Argjentina mbetet në garë për titullin e katërt botëror, pasi më parë ka triumfuar në vitet 1978, 1986 dhe 2022.
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?